Informacion mbi zhurmën/dridhjet

Vlerat e emetimit të zhurmës përcaktohen në përputhje me EN IEC 62841-2-6.

GSR 12V-15 FC:

Niveli i matur i zhurmës A së pajisjes elektrike është normalisht: niveli i presionit të zërit 87 dB(A); niveli i fuqisë së zërit 95 dB(A). Pasiguria K = 3 dB.

Mbani mbrojtje për veshët!

GSR 12V-32 FC | GSR 12V-35 FC:

Niveli i matur i zhurmës A së pajisjes elektrike është normalisht: niveli i presionit të zërit 90 dB(A); niveli i fuqisë së zërit 98 dB(A). Pasiguria K = 3 dB.

Mbani mbrojtje për veshët!

Vlerat e dridhjeve ah (dridhjet e vazhdueshme), pF (dridhjet e përsëritura të goditjes) dhe pasiguria K e përcaktuar në përputhje me EN IEC 62841-2-6:

GSR 12V-15 FC:

Shpimi me çekiç në beton: ah, HD = 13,9 m/s2 (K = 1,5 m/s2), pF, HD = 877 m/s2 (K = 222 m/s2)

GSR 12V-32 FC:

Shpimi me çekiç në beton: ah, HD = 16,5 m/s2 (K = 1,5 m/s2), pF, HD = 1067 m/s2 (K = 7 m/s2)

GSR 12V-35 FC:

Shpimi me çekiç në beton: ah, HD = 15,4 m/s2 (K = 1,5 m/s2), pF, HD = 935 m/s2 (K = 113 m/s2)

Niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës të dhëna në këto udhëzime janë matur sipas një metode matëse të standardizuar dhe mund të përdoren për të krahasuar veglat elektrike me njëra-tjetrën. Ato janë gjithashtu të përshtatshme për një vlerësim paraprak të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës.

Niveli i dhënëi dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës përfaqësojnë aplikimet kryesore të veglës elektrike. Megjithatë, nëse vegla elektrik përdoret për përdorime të tjera, me mjete të ndryshme ose me mirëmbajtje të pamjaftueshme, niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës mund të ndryshojnë. Kjo mund të rrisë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.

Për një vlerësim të saktë të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës, duhet të merren parasysh edhe kohët kur pajisja është e fikur ose është në punë, por nuk është në përdorim. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.

Vendosni masa shtesë sigurie për të mbrojtur operatorin nga efektet e dridhjeve, të tilla si: mirëmbajtja e veglave dhe aksesorëve elektrikë, mbajtja e duarve të ngrohta, organizimi i proceseve të punës.