Vendosni/ndërroni tehun e sharrës

Mund të gjeni një përmbledhje të teheve të rekomanduara të sharrës në fund të këtyre udhëzimeve. Përdorni vetëm tehet e sharrës me një bosht universal 1/2". Tehu i sharrës nuk duhet të jetë më i gjatë se sa duhet për prerjen e synuar.

Shtypni levën e lëshimit të tehut të sharrës (4) në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa të ndalojë dhe mbajeni fort. Rrëshqiteni tehun e sharrës (2) në mbajtësin e tehut të sharrës (21). Lëshoni levën e lëshimit të tehut të sharrës.

  • Kontrollojeni që të jetë vendosur fort duke e tërhequr tehun e sharrës. Një teh sharre i liruar mund të bjerë dhe t'ju lëndojë.

Për punë të caktuara, tehu i sharrës (2) mund të kthehet gjithashtu 180° (dhëmbët drejtohen lart) dhe të rifutet.

  • Lëreni tehun e sharrës të ftohet përpara se ta hiqni. Ekziston rreziku i lëndimit nëse prekni tehun e nxehtë të sharrës.

Shtypni levën e lëshimit të tehut të sharrës (4) në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa të ndalojë dhe mbajeni fort. Hiqni tehun e sharrës (2). Lëshoni levën e lëshimit të tehut të sharrës.