Ndërfaqja e përdoruesit
Ndërfaqja e përdoruesit shërben:
- për të shfaqur statusin e veglës elektrike
- për të ndezur/fikur funksionet e Adaptive Speed Control dhe Stop Control
- për të ndezur/fikur funksionin KickBack Control
- për paralajmërimet sinjalizuese (p.sh. mbrojtja nga mbingarkesa e varur nga temperatura)
- për të rivendosur në cilësimet e fabrikës (Rivendos)
Shënim: Kur shtypni për herë të parë një nga butonat në ndërfaqen e përdoruesit (17), vetëm pasi ndriçimi i ndërfaqes së përdoruesit të ndizet mund të ndryshohen cilësimet.
Nëse është e mundur, ndryshoni cilësimet në ndërfaqen e përdoruesit (17) përpara se të ndizni veglën elektrike.
Shfaqja e statusit me ngjyra (14) | Kuptimi | Zgjidhja |
|---|---|---|
− | Vegla elektrike është e fikur | − |
e gjelbër | Vegla elektrike e ndezur dhe e gatshme për funksionim | − |
e verdhë | është arritur temperatura kritike | Fikni veglën elektrike dhe lëreni të ftohet. |
Bateria pothuajse bosh | Karikoni baterinë. | |
Funksioni KickBack Control është i fikur | Aktivizoni sërish funksionin KickBack Control. | |
e kuqe pulsuese | Goditja, funksioni KickBack Control aktivizohet | Fikni veglën elektrike dhe, nëse është e nevojshme, hiqni bllokimin në tehun e sharrës. |
e kuqe | Vegla elektrike është mbinxehur. | Lëreni veglën elektrike të ftohet. |
Bateria bosh | Karikoni baterinë. | |
4× blu pulsuese | Rivendosja u aktivizua | − |
Funksioni Adaptive Speed Control mundëson prerje të sakta:
- Kur funksioni është i ndezur, shkalla e goditjes është e ulët në fillim të prerjes. Kjo lejon që tehu i sharrës të vendoset sa më saktë që të jetë e mundur në vijën e dëshiruar të prerjes.
- Sapo tehu i sharrës depërton në pjesën e punës, shpejtësia e goditjes rritet automatikisht në nivelin e parazgjedhur të shkallës së goditjes.
- Pas përfundimit të procesit të punës, kur tehu i sharrës largohet nga pjesa e punës, shpejtësia e goditjes zvogëlohet automatikisht. Vegla elektrike mbetet e ndezur (për sa kohë që është shtypur çelësi i ndezjes/fikjes (7)).
- Funksioni Adaptive Speed Control është veçanërisht i përshtatshëm për sharrimin dhe prerjen e materialeve të forta si metali ose druri i fortë.
- Për të ndezur dhe fikur funksionin Adaptive Speed Control shtypni butonin e modalitetit (18) në mënyrë të përsëritur derisa treguesi Adaptive Speed Control (16) të ndizet (ndezur) ose të fiket (fikur).
Funksioni Stop Control zvogëlon rrezikun e dëmtimit të objekteve fqinje:
- Vegla elektrike fiket automatikisht në fund të një pune (kur tehu i sharrës largohet nga pjesa e punës). Treguesi Stop Control (15) pulson për të treguar mbylljen automatike.
- Për të ndezur dhe fikur funksionin Stop Control, htypni butonin e modalitetit (18) në mënyrë të përsëritur derisa treguesi Stop Control (15) të ndizet (ndezur) ose të fiket (fikur).
Funksionet Adaptive Speed Control dhe Stop Control mund të përdoren individualisht ose në kombinim. Kur vegla elektrike është e fikur, cilësimet e funksionit ruhen.

Nëse funksioni KickBack Control është i ndezur, furnizimi me energji elektrike i motorit ndërpritet elektronikisht nëse papritmas vegla elektrik kthehet prapa (p.sh. për shkak të bllokimit të tehut të sharrës).
Funksioni KickBack Control është i ndezur si parazgjedhje, në treguesin KickBack Control (13) ndizet ON e gjelbër.
Nëse funksioni KickBack Control është aktivizuar nga një goditje mbrapa:
- motori është i fikur,
- ndizet treguesi i KickBack Control (13) ON i kuq,
- treguesi i statusit pulson (14) në të kuqe,
- drita e punës pulson (9).
Lëshoni butonin ndez fik (7). Për të rindezur veglën, lironi bllokimin e tehut të sharrës nëse është e nevojshme dhe më pas ndizni sërish veglën elektrike.
Për të çaktivizuar funksionin KickBack Control, shtypni butonin KickBack Control (12). Në treguesin KickBack Control (13) ndizet OFF dhe treguesi i statusit (14) ndizet në të verdhë. Nëse vegla elektrike nuk përdoret për më shumë se 5 minuta ose nëse bateria hiqet, funksioni KickBack Control ndizet përsëri automatikisht.
- Nëse funksioni KickBack Control ka defekt, vegla elekrike nuk mund të ndizet më. Riparoni veglën elekrike vetëm nga personel specialist i kualifikuar dhe vetëm me pjesë rezervë origjinale.